Rroga mesatare për muajin qershor ishte 36.527 denarë, thonë nga ESHS

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në qershor të këtij viti është 36.527 denarë dhe në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 14,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto në sektorët në vijim: Ndërtimtari (19,6 për qind), Informacione dhe Komunikime (17,9 për qind) dhe Arsim (17,5 për qind).

Rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (6,3 për qind), minierat dhe nxjerrja e gurëve (5,7 për qind), dhe Objekte për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (3,2 për qind).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në qershor është 54.720 denarë.