Ukraina ka bërë të ditur se një raketë ruse ka vrarë shtatë persona, përfshirë një fëmijë gjashtë vjeçar, pas sulmit ndaj teatrit të qytetit Chernihiv.
Përveç 7 të vrarëve, të lënduar kanë mbetur 129 persona, ku në mesin e tyre janë 15 fëmijë, ndërsa 25 persona janë në spital
Për sulmin ka reaguar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila e cilësoi si “të neveritshëm”,
“Është e neveritshme të sulmosh sheshin kryesor të një qyteti të madh, në mëngjes, ndërsa njerëzit janë jashtë duke ecur, disa shkojnë në kishë për të festuar një ditë fetare për shumë ukrainas”, thuhet në reagimin e OKB-së në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa kryebashkiaku i Chernihivit tha se urdhërdhënësit e sulmit e dinin që viktimat do të ishin civilë.
“Unë e kuptoj që qëllimi i tyre ishte një ngjarje ushtarake që po ndodhte në ndërtesën e teatrit të dramës dhe se ishte objektivi i tyre. Por është e qartë se rusët që i lëshuan ato raketa dhe ata që u dhanë atyre porosinë në mes të ditës në qytetin civil, e dinin se viktimat do të jenë kryesisht civilë”.
“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta interpretuar atë përveç një krimi lufte kundër civilëve, një tjetër krim lufte rus”, tha ai.