Ali Ahmeti: Rruga Tetovë-Prizren projekt me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike për dy vendet tona

Ali Ahmeti në konferencën për media pas takimit me ministrin e Kosovës për Mjedisin dhe Planifikimin Hapsinor dhe Infrastruktës, Liburn Aliu tha se rruga Tetovë-Prizren projekt me levërdi të madhe që duhet përfunduar sa më shpejtë.

”Dua të përshëndes praninë e Librun Aliu ministrit të Kosovës me inciativë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit ashtu siç ka qenë në të kaluarën, ky komunikim të vazhdojë sepse çdo bashkëpunim me vendet e rajonit si me Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë që ne jemi investitues të fortë në drejtim të paqes stabilitetit sigurisë dhe paqes së rajonit që më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar nga konfliktet, luftërat. Një vëmendje e veçant iu bë edhe Rrugës Prizren Tetovë me lëvërdi të jashtëzakonshme ekonomike për dy nga vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi zhvillon ekonomi të përparuar dhe besoj që ekipet Qeveritare të meren aktivisht me këtë çështje që projektimi të përfundoj sa më shpejtë të jetë e mundshme” – tha Ali Ahmeti në press konferencën për media me Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.