Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar shfaqjen e një varianti të ri të coronavirusit EG5, i cili ka të njëjtat simptoma si omicron dhe ka bërë thirrje për një numër më të madh të testeve për të pasur një pamje më të qartë të përhapjes së tij.
Ky lloj coronavirusi është gjetur deri më tani në 51 vende, dhe OBSH beson se coronavirusi është zbuluar në ato vende për shkak të testimeve më proaktive.
Ky variant ndër të tjera është raportuar në Kinë, Kore, Japoni dhe Kanada, transmeton Telegrafi.
Ekspertët besojnë se këto shifra duhen marrë me rezervë, sepse vetëm gjysma e vendeve po testojnë për virusin dhe se përhapja e llojit EG5 është shumë më e përhapur sesa tregojnë testet.
Në përqindjen totale të testimeve, EG5 përbën 17.4 për qind të testeve pozitive.
EG5 është kategorizuar si shumë bartës. OBSH deklaron se virusi nuk është aq i shpërndarë sezonalisht si në të kaluarën.