Kompania prestigjioze e “Bechtel & Enka” e cila do të ndërtoj Korridorin 8 dhe 10D do të organizoi “Panairin e punësimit” në qytetin e Gostivarit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ka ndarë dhe detaje shtesë nga ky organizim.Njoftimi i plotë:Po ndërtojmë për gjeneratat e reja, një infrastrukturë moderne që lidhim rajonin me Europën dhe zhvillojmë ekonominë e vendit.Kam kënaqësinë të ju njoftoj se konsorciumi “Bechtel & Enka” që ndërton Korridorin 8 dhe 10D organizon këtë javë “Panairin e punësimit”.Të gjithë të interesuarit për të punuar do të kenë mundësinë që nga afër të njihen me mundësitë që i ofron ky konsorcium gjatë ndërtimit të segmenteve të autostradave të Korridoreve në vendin tonë, në pesë vitet e ardhshme.16 gusht 2023Ora: 16:00Agjencia për Punësim në GostivarPas qytetit të Gostivarit, Panairi do të vazhdojë prezantimin edhe në qytete të tjera.