Ringjallja e koronavirusit në verë, shqetësim global për rritjen e rasteve

Koronavirusi po përhapet sërish në Francë por edhe në vende të tjera, duke shqetësuar shkencëtarët. Ringjallja e epidemisë është raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, por edhe Indi dhe Japoni.

Të shtruarit me Covid-19 u rritën me 31% në javën nga 31 korriku deri në 6 gusht krahasuar me javën e kaluar dhe rastet arritën në 920, sipas të dhënave nga shërbimi shëndetësor publik i Francës.

Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e konsideron më pandeminë një emergjencë shëndetësore globale që nga fillimi i majit.

Por sipas të dhënave, varianti EG.5 i virusit, i quajtur Eris nga disa shkencëtarë, ka çuar në rritje të rasteve. Ky nën-variant i familjes Omicron duket të jetë më ngjitës se të tjerët në qarkullim, ndoshta për shkak të mutacioneve të reja gjenetike  dhe mund të jetë më në gjendje të shmangë mbrojtjen imune.