Struga Trim Lum regjistroi edhe një fitore tjetër në garat europiane, këtë herë në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, kundër kampionëve të Luksemburgut, Sëift Hesperange.
3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilën fjalën kryesore e pati sulmuesi ynë kryesor, Besart Ibraimi, që shënoi që të tre golat.
Golin e parë Ibraimi e realizoi në minutën e 22-të, kur shfrytëzoi një pasim brenda zonës në thellësi nga ana e Marjan Radeskit, por njëkohësisht edhe gabimin e portierit mysafir, Cekanovic, për të shënuar në rrjetën e zbrazët për 1:0. Ibraimi ishte shumë pranë golit edhe në minutën e 30-të, mirëpo goditjen e tij precize nga gjuajtja e lirë, portieri mysfair e grushtoi, duke evituar rrezikun.
Ibraimi i disponuar për lojë në minutën e 37-të përfitoi një penalti në zonën kundërshtare, duke e shfrytëzuar më pas dhe duke e shndërruar në gol për rezultat 2:0.
Numri 9 tentoi edhe në minutën e fundit të pjesës së parë, mirëpo këtë herë portieri mysafur doli fitues, duke bërë që skuadrat në pushim të shkojnë me rezultatin 2:0 në favor të skuadrës tonë.
Pjesa e dytë nuk nisi mirë për skuadrën tonë, pasi mysafirët shfrytëzuan një huti në mbrojtjen tonë dhe me anë të Dominik Stolz ngushtuan rezultatin në 2:1.
Megjithatë në minutat në vijim skuadra jonë sërish morri lojën nën kontroll, duke pamundësuar kundërshtarin që të zhvillojë lojë dhe të rrezikojë portën e Qoshevskit.
Në minutën e 49, Ibraimi pasi mjaft mirë pranoi një top nga Radeski në zonën kundërshtare, ishte shumë pranë golit të tretë, mirëpo me një intervenim të shkëlqyer portieri mysafir nuk lejoi festën e sulmuesit tanë.
Në minutën e 66-të, Ibraimi luajti rolin e asistuesit, duke shërbyer për mrrekulli Hogan ukpa në zonën kundërshtare, mirëpo edhe njëherë tjetër në skenë doli portieri Cekanovic.
Megjithatë, i njëjti nuk mundi të ndalë festën e Ibraimit në minutën e 76-të, kur i njëjti sërish përfitoi penalti, të cilën e kurorëzoi edhe me golin e tretë personal dhe në përgjithësi të tretin për Struga Trim Lum, që me dy gola epërsi do të niset për ndeshjen e kthimit në Luksemburg, që në program është me datë 17 gusht.