Qendra për Menaxhim të Krizave njofton se dje ka ndërhyrë në 25 hapësira të djegura në territorin e Maqedonisë.
Nga zjarret, gjashtë janë në rrethinën e Kumanovës, katër në rrethinën e Shkupit, dy në Ohër dhe nga një ka pasur në Veles, në Sveti Nikollë, Shtip dhe Gjevgjeli.
Siç është raportuar, zjarri në Novaci, Karbinci, Dollneni dhe Lozovë është shuar”, njoftojnë nga QMK.
QMK u bënë thirrje të gjithë qytetarët që të kenë kujdes që të mos shkaktojnë zjarr. Edhe drejtori i QMK-së Stojançe Angellov dje apeloi te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr.