Shpëtim Duro: Është moment historik për Strugën, do të tentojmë play off-in

Struga Truim Lum të enjten në stadiumin kryesor pranë kompleksit të FFM-së do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, kundër skuadrës Hesperange nga Luksemburgu.

Do të jetë kjo ndeshja e 5-të europiane për skuadrën kampione të vendit tonë këtë edicion në garat europiane, aty ku sërish mund të shkruaj historinë, në rast se eliminon kampionët e Luksemburgut.

Trajneri Shpëtim Duro thotë se motivimi është shumë i madh tek skuadra e tij për këtë ndeshje, në të cilën do të tentojnë të bëjnë më të mirë dhe të kalojnë në fazën “play-off”.

“Vazhdojmë ndeshjet e Europës, është ndeshja e 5-të që do ta zhvillojmë, pas dy ndeshjeve me Zhalgiris dhe Buduçnost. Patjetër që këtë takim skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment historik i skuadrës tonë, dhe do të tentojmë për të kaluar në turin e katërt” – u shpreh fillimisht trajneri Shpëtim Duro, i cili në pyetjen e gazëtarëve, se sa futbollistët janë të motivuar për këtë ndeshje, u shpreh: “Përgjigjja është shumë e thjeshtë, motivimi nuk diskutohet, për një skuadër si ne, skuadër e re, patjetër se e presim me jashtëzakonisht motivim këtë takim, sepse pretendojmë siç thashë dhe jemi pranë ‘play-off’. Friga më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së dielë, duke pasur parasysh se kishim harruar për një çast kampionatin, duke u future te ajo atmosfera e Kupave të Europës, por unë falënderojë edhe skuadrën, që u përqëndrua dhe e zgjodhi me jashtëzakonisht mençuri takimin e parë të kampionatit, për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme për ne, kështu që motivimi është pa diskutim i madh, jo vetëm i skuadrës, por gjithë ambientit”.

Dueli Struga – Hesperange do të luhet nesër në stadiumin e FFM-së, duke nisur nga ora 17:00.