Ukraina bën bilancin: Mbi 250,000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

Më shumë se 250,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas një raporti të fundit nga autoritetet e Kievit. Duke cituar burime të Shtabit të Përgjithshëm, Ukrinform tha se 540 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 250,240.

Rezulton në një mesatare prej 472 ushtarësh rusë të vrarë për çdo ditë të luftës.