Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”,
Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari, përcjellë Klan M
”Edhe Skenderbeu i takon kësaj Trashigimie me monumentet e vjetra me studimet që bëhen, kështu që për ne Reka ështeë fakt kombëtar që me fanatizem duhet ruajtur dhe dua ti inkurajoj dhe ti uroj Shoqatën e Rekës që ta ruajnë ta përparojne kulturen, folklorin gjuhën të folmen e Rekës si trashigimi shumë e rëndesishme e shqiptareve jo vetëm në Maqedoni sepse Reka prek tre kufi Shqiperi ,Kosovë dhe Maqedoni” – deklaroi Ahmeti.
Në pyetjen e gazetarit të Klan Maqedoni se a duhet të bëjë Qeveria diqka më tepër për Rekën e Epërme, kështu u përgjigj lideri i BDI-së.
”Eshtë projekti, mbase për shkak gabimeve teknike që janë bërë sepse duhet të hapet rruga prej rrugës kryesore që lidh Mavroven dhe Dibren. Do lidhet gjithë krahina me një rrugë qe kalon nga Kosova, me siguri vitin e ardhshem kjo rruge do jetë gati” – tha Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/