Anija ruse goditet me dron nga Ukraina

Një anije e marinës ruse është dëmtuar nga një sulm me dron i cili i përket marinës ukrainase në Detin e Zi, thonë burimet ukrainase.

Sulmi thuhet se ndodhi pranë portit rus të Novorossiysk, i cili është qendër kryesore për eksportet ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas në bazën e saj detare, dhe se anija nuk ka pasur ndonjë dëmtim.

Por burimet e shërbimit ukrainas të sigurisë thonë se Olenegorsky Gornyak u godit dhe pësoi thyerje serioze.

Ata i thanë BBC-së se një dron detar mbante 450 kg dinamit kur goditi anijen.

Rusia nuk përmendi ndonjë dëm në raportin e saj të incidentit.

Dronët e detit janë anije të vogla pa pilot që operojnë në ose nën sipërfaqen e ujit.