Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se sot filloi pagesa etapore e pensioneve për muajin korrik. Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në dy grupe, sipas vlerës së pensionit.
“Për pensione me vlerë deri 14.000 denarë, pagesa bëhet sot, ndërsa për pensione mbi 14.001 denarë pagesa bëhet nesër”, informojnë nga Ministria.
Ndërkohë pensionistët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë që sot. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesa në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.