JETA ME SHIFRA!

JETA ME SHIFRA!
Me hapjen e tregut global zmadhohen aspiratat për jetë më të mirë. Ambiciet e tepërta, jetës i dhanë një dinamikë të jashtëzakonshme! Gara për një jetë me bollëk e çrregullon harmoninë ndërmjet: trupit,mendjes dhe zemrës! Lumturia kërkohet në harmoninë midis xhepit dhe plotësimit të dëshirave! Njerëzit sot dëshirojnë pasuri,shtëpi të madhe, veturë të bukur, dasma spektakulare,stoli,ushqim të begatshëm…,përmes plotësimit të këtyre dëshirave përjetohen gëzimet e jetës! Plotësimin e dëshirave e mundësojnë bankat ky shfrytëzohen “kartelat kreditore” me promovimin e parimit “blej tani – paguaj më vonë”. Kartelat kreditore janë si krypa, të cilën sa më shumë e konsumojmë aq më shumë na rritet etja! Jeta është e lidhur me shifra! Njerëzit identifikohen sipas gjendjes së tyre ekonomike, si: tregtar, bankier, magnat,politikan i pasur, duke komentuar se si suksesi i tyre “kristalizohet” në para! Çdo ditë flasin për shpenzimet ditore, për rrogat e ulta , për çmimet e larta, flasin për fenomenim social se: të gjithë ankohen, por të gjithë bëjnë jetë “ luksoze”! Jetohet me numra! Rëndësi më të madhe ka ana kuantitative e jetës dhe jo ana emocionale! Vlerat njerzore si ndershmëria,sinqeritet, morali, janë të padukshme pas trinitetit të pandashëm: pasuria, paraja dhe shpenzimet! Shpenzimet të bëra sot, na tregojnë për parat e fituara dje! Thjesht jetohet në “botën e shifrave,” jetojmë dhe shpenzojmë për të shkëlqyer në sytë e të tjerëve!

-prof.Muhamet Borova