Për shkak të temperaturave të larta Toka ka kaluar nga ngrohja në “një pikë vlimi global”, sipas sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe radikale ndaj ndryshimeve klimatike, shkruan ANSA.
Guterres e përshkroi nxehtësinë e fortë në hemisferën veriore si një “verë mizore”.
“Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi duke përjashtuar një mini-epokë akullnajash në ditët e ardhshme, korriku 2023 do të thyejë rekorde në të gjithë bordin. Ndryshimet klimatike janë këtu. Është e frikshme. Dhe ky është vetëm fillimi”, theksoi ai.