Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Aksioni policor u zhvillua në qytetin e Bolonjas.
Ata u kapën me drogë në vlerë prej 3 milionë eurosh. 37 kilogramë kokainë dhe 440 kilogramë hashash, u sekuestruan gjatë operacionit të koduar “Maksi”.
Brenda shtëpisë që përdorej nga të dyshuarit, u konfiskuan edhe 61 mijë euro kesh e po ashtu u gjet edhe armë dhe municion.
Gjatë bastisjeve, u gjet edhe një armë dhe 6 mijë e 380 gëzhoja në një dhomë, shkruajnë mediat italiane.
Të dyshuarit janë të msohës 28 dhe 29 vjeçare.