Më datë 26.07.2023 rreth orës 03:00 në stacionin policor të Strugës është raportuar se ka rënë zjarr në një dyqan sanduiçësh në pronësi të B.I. nga fshsti Labunishtë i Strugës . Nga zjarri janë përfshirë edhe shtatë objekte biznesi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Strugë.