Në shkatërrimin e një grupi kriminal që merret me kontrabandimin e emigrantëve, kanë marrë pjesë pesë shtete, duke arrestuar 62 persona, transmeton Top24.
“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, me koordinim dhe mbështete të INTERPOL-it dhe Europol-it, dhe pjesëmarrjen aktive të Ministrisë për Punë të Brendshme, u realizua aksioni operativ ndërkombëtar në pesë shtete, ku u arrestuan gjithsej 62 persona”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia sqaroi që 25 të arrestuarit ishin shtetas të Kubës, ndërsa janë gjetur edhe para dhe dokumente të falsifikuara. Ata kishin organizuar transportin e emigrantëve nga Kuba në Serbi, për të vazhduar pastaj në Maqedoni, Greqi dhe Spanjë.
“Për 9 mijë euro, kriminelët kanë organizuar udhëtimin, transferimin dhe sigurimin e dokumenteve të falsifikuara, të nevojshme për hyrje në Bashkimin Evropian”, raportojnë nga Policia, duke vlerësuar që ky grup ka arritur të fiton rreth 45 milionë euro nga 5 mijë kubanë.
Hetimet kishin filluar prej tetorit të vitit 2021, kur Finlanda, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishin raportuar numër të madh të qytetarëve nga Kuba që tentojnë të futën në Evropë me dokumente të falsifikuara.
“Kontrabandistët dhe bashkëpunëtorët e tyre që e kanë lehtësuar lëvizjen e migrantëve nga Kuba nëpër Maqedoninë e Veriut, shumica ishin shtetas të Serbisë, por kishte edhe ndihmës nga vendi jonë”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.