Me 10 vota “për”, shtatë “kundër” Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës. Kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, tha se propozuesi për ndryshimet kushtetuese ka afat 15 ditë që të propozojë draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese.
Në debatin e sotëm i cili ishte i pari për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ato, do të ndërpritet procesi i integrimit të vendit në BE.
Ai tha se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk cenohet identiteti kombëtar dhe shtetëror i maqedonasve.
Ndërsa koordinatori i deputetëve të opozitës maqedonase, Nikolla Micevski, tha se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin e Bullgarisë dhe se të njëjtat nuk do t’i mbështesin asnjëherë.