Europol: Ndërpritet zinxhiri i kontrabandistëve-5.000 kubanë u transferuan në Spanjë përmes Maqedonisë së Veriut

Policia e pesë shteteve evropiane ka ndërprerë zinxhirin e kontrabandistëve të cilët me një çmim prej 9 mijë eurove për person, transferuan 5 mijë emigrantë kubanë në Evropë, përmes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Siç thekson Europol në njoftimin e sotëm, destinacioni përfundimtar i atyre personave ishte Spanja.

Kontrabandistët shfrytëzuan faktin se qytetarët kubanë nuk kanë nevojë për vizë për në Serbi. Janë arrestuar 62 të dyshuar. Hetimi zbuloi një rrjet të gjerë kriminal që vepronte në Serbi, Spanjë dhe Greqi deri në arrestim.

Të dyshuarve iu gjet një sasi e madhe dokumentesh të falsifikuara të përdorura nga emigrantët. Ata hynë në Serbi legalisht dhe më pas kontrabandistët i transferuan në Greqi dhe më pas në Spanjë përmes rrugëve ilegale përmes Maqedonisë së Veriut.