Pritje të gjata në disa nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Në pikën kufitare Tabanoc, Pelince dhe Bogorodicë për të hyrë në vend, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, ndërsa pritja është rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare nga pala e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ndryshe, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata, ndonëse intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë është vendosur regjim i qarkullimit veror, i cili kufiozn lëvizjen e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).