Përfundon ëndrra Champions, eksperienca e Zalgiris eliminon Strugën

Struga e mbyll këtu rrugëtimin në Champions League, ndërsa u mund me përmbysje me rezultatin 1-2 nga Zalgiris në raundin e parë.

Struga zhvilloi një ndeshje shumë të luftuar, por pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Pas një prekje të topit me dorë nga Kendysh, Struga fitoi penallti, të cilën e mori përsipër ta ekzekutonte Ibraimi.

Ai realizoi në minutën e 76’nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm dy minuta, pas Kendysh, do të barazonte për Zalgiris në minutën e 78’.

Ndërsa në minutën e 84’ lituanezët morën avantazhin dhe fitoren pas autogolit të Radic, që shtangu ekipin e tij.

Kështu me takimin e parë që u mbyll me barazim pa gola dhe këtë përballje që përfundoi me reuzltatin 1-2, Struga e mbyll këtu ëndrrën Champions.

Pas eliminimit nga Champions League, Struga do ta vazhdojë rrugëtimin europian në raundin e dytë të Conference League.