Drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë, Prof.Dr.Dashmir Nasufi, realizoi takim me kryetarët e bashkësive lokale, në kuadër të shfrytëzimit racional të ujit të pijshëm

👉Sot, drejtori i ndërmarrjes, Prof.Dr.Dashmir Nasufi, mirëpriti në takim kryetarët e bashkësive lokale të disa prej fshatrave të rrethinës së Strugës.

✅Temë kryesore e këtij takimi ishte thirrja për vetdijësim të qytetarëve për shfrytëzim racional të ujit, me qëllim furnizimin pa probleme me ujë të pijshëm gjatë sezonit veror.

Palët ranë dakord që për rastet ku do të konstatohen keqpërdorime të ujit, të shqiptohen dënime në pajtim me Nenin 44 paragrafi I, i ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura urbane.

Në këtë takim, drejtori i ndërmarrjes i njoftoi kryetarët e bashkësive lokale edhe për projektin që pritet të zbatohet, për vendosjen e ujëmatësve jashtë oborreve të shtëpive.

Për fund, palët e këtij takimi njëzëri bënë thirrje për mos keqpërdorim të ujit, si dhe për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim të qytetarëve.

Uji është jetë!

👉Директорот на претпријатието, Проф.Др.Дашмир Насуфи денеска ги пречека на средба претседателите на месните заедници од некои од селата околу Струга.

✅Главна тема на оваа средба беше повикот за освестување на граѓаните за рационално користење на водата, со цел без проблеми снабдување со вода за пиење во текот на летната сезона.

Страните се договорија за случаите кога ќе се констатира злоупотреба на вода, ќе се изречат казни согласно член 44 став I, од законот за снабдување со вода за пиење и одведување на урбани отпадни води.

На оваа средба, директорот на претпријатието ги информираше претседстелите на месните заедници за проектот што се очекува да се реализира, за поставување водомери надвор од дворовите на куќите.

За крај, партиите на оваа средба едногласно повикаа да не се злоупотребува водата, како и на свесност и соработка на граѓаните.

Водата е живот!