Gati 33 milionë tonë drithë janë transportuar deri më tani nga mbi 1000 anije si pjesë e marrëveshjes së korridorit të drithit të Detit të Zi, të cilën Turqia e ndihmoi duke ndërmjetësuar vitin e kaluar në një përpjekje për të eliminuar rrezikun e një krize ushqimore në mes të luftës Rusi-Ukrainë.
Sipas informacionit të përpiluar nga një korrespondent i AA, që nga nisja e anijes së parë më 1 gusht 2022, më shumë se 1000 anije kanë transportuar rreth 33 milionë tonë drithë përmes korridorit të grurit.
Gruri i transportuar përmes korridorit shpërndahej si më poshtë: 40% në Evropë, 30% në Azi, 13% në Turqi, 12% në Afrikë dhe 5% në Lindjen e Mesme, shkruan AA.
Një qendër e përbashkët koordinimi u krijua në Stamboll me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB për të mbikëqyrur dërgesat korrikun e kaluar, përcjell KosovaPress.
Në një përpjekje diplomatike të Turqisë për të zgjidhur krizën ushqimore të shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, një “Qendër e Përbashkët Koordinuese” u krijua në Stamboll në koordinim me Kombet e Bashkuara (OKB) në korrik të vitit të kaluar. Nga kjo qendër filloi të monitorohej transferimi i sigurt i produkteve të drithit.
Anija e parë e ngarkuar me grurë u nis nga qyteti port i Odesës më 1 gusht të vitit të kaluar.
Anija e ngarkesave të thata me flamur të Sierra Leone e quajtur Razoni, e cila ishte anija e parë që u largua nga portet ukrainase u nis për në portin libanez të Tripolit me 26,000 tonë misër.
Katër ditë pasi anija Razoni, anija Navistar e Panamasë u nis për në Irlandë, anija Rojen e Maltës u nis për në Itali dhe anija Polarnet e Turkisë u nisën nga portet e Odesës dhe Chornomorsk për të transportuar 60,000 tonë drithë.
Më pas, anijet me emrin Mustafa Necati, Star Helena, Glory, Riva Wind, Sacura, Arizona, Ocean Lion, Rahmi Yagci dhe Sormovskiy 121 u nisën për në destinacionet e tyre.
Shumica e këtyre anijeve arritën në portet e Turqisë, si Tekirdag, Iskenderun dhe Izmir.
Brenda dy javësh pas nisjes së anijes Razoni, numri i anijeve që niseshin nga portet e Ukrainës arriti në 25, me sasinë e drithit të transportuar nga anijet e mallrave dhe transportuesit mbi 800,000 tonë.
Marrëveshja e grurit përfshinte jo vetëm nisjen e anijeve nga portet e Ukrainës, por edhe dërgimin e drithit në portet e Ukrainës nga Stambolli.
Anija Fulmar S e Barbados u bë anija e parë që kontrollohej në ngushticën e Bosforit në Stamboll përpara se të dërgonte 12,000 tonë misër nga porti Chornomorsk në Izmir.
Megjithëse dërgesat e grurit nga korridori vazhduan, Rusia njoftoi pezullimin e marrëveshjes në tetor pas sulmeve në flotën ruse të Detit të Zi në portin e Sevastopolit.
Turqia veproi për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të krizës, me presidentin Rexhep Tajip Erdogan që zhvilloi biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në lidhje me këtë çështje.
Marrëveshja e grurit është zgjatur tre herë që nga nënshkrimi i saj për herë të parë për një periudhë prej 120 ditësh. Marrëveshja u zgjat fillimisht në nëntor 2022 dhe më pas në mars 2023.
Zgjatja më e fundit u deklarua nga Erdogan në maj, i cili deklaroi se marrëveshja ishte zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.
Me zgjatjen dymujore që përfundon të hënën, korridori i grurit do të vazhdojë funksionimin e tij nëse nuk ka një kundërshtim nga ndonjëra nga palët e përfshira, siç përcaktohet në marrëveshje.