Komisioni Rregullator për Energjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 1,45% krahasuar me vendimin e datës 14.7.2023.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon, pra mbetet në të njëjtin nivel, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten për 1,50 den/litër.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 81,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,50 (denar/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) – do të shitet për 72,50 (denar/litër)
Extra lehtë 1 (EL-1) – do të shitet për 71,50 (denarë/litër)
Mazuti M-1 NS – do të shitet për 42.369 (denarë/kilogram)