“Lugina e Vdekjes” në Kaliforni, temperatura mbi 54 gradë

I nxehti përvëlues me temperatura rekord ka përfshirë pjesë të ndryshme të globit, por “Death Valley” apo “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni duket se ka tejkaluar çdo pritshmëri.

“Lugina e Vdekjes” arriti një temperaturë maksimale ditore prej 54 gradë Celcius të shtunën, ndërsa të dielën temperaturat kaluan në shifrat e 54.4 gradëve, sipas autoriteteve, aq sa pati shumë turistë që vizituan parkun kombëtar të SHBA-së duke shpresuar të ishin pjesë e një fundjave me një rekord të ri.

Sinoptikanët thanë se temperaturat e së dielës në “Luginën e Vdekjes”, një nga vendet më të nxehta në tokë gjatë verës, mund të tejkalojnë një maksimum prej 54.4 gradë Celcius.

Megjithatë jo të gjithë vizitorët e parkut në Kaliforni patën entuziazëm për një rekord të mundshëm të temperaturave, pasi pati dhe nga ata që bojkotuan çdo organizim në ambiente të hapura në formë proteste për ngrohjen globale.

Në këtë zonë të Kalifornisë rekordi i temperaturave ishte në Korrik të vitit 1913, kur në parkun e “Luginës së Vdekjes”, u regjistrua shifra 56.6 gradë Celcius, temperatura më e lartë globale e regjistruar ndonjëherë.