Tashmë dihet edhe identiteti i personit që mbeti i vrarë nga një sulm i përgjakshëm me armë zjarri në Greqi informon Tetovasot.
Këtë e kanë publikuar mediat greke për vdekjen në 39-vjeçarit nga Shkupi dhe një shkupjan tjetër 45-vjeçar u plagos rëndë, që ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit .
Sipas mediave greke, nga të shtënat ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami, ndërsa i plagosur është 45-vjeçar, Sead Slezoviç, i shtruar në spitalin Polygyros.
“Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bajrami Orhan, i cili është një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviç, i shtruar në spitalin Polygyros. u plagos. Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës”, shkruan mediumi grek.TS