Me keqardhje të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Mikut tonë të dashur Kemal Gavaz. Asnjë fjalë dhe postulat nuk do të reduktonte dhimbjen familjarëve dhe miqëve të të ndjerit, por jemi të bindur që edhe ata që sado pak e njihnin Kemalin, e dinin se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin njerëzor. Qemal Gavaz humanist dhe dashamir i Strugës. Bëri të mundur investime ne shkolla, salla sportive, parqe rinie dhe ishim në biseda për vazhdimin e investimeve të ngjajshme me kryetarin e komunës së Stambollit , Büyükçekmece z. Asanin dhe kryetarin e tashëm të Stambollit Ekrem Imamoglu me shumë biznesmen i prisnim në muajin Prill të vin në Strugë për të vazhduar projekte te tjera ne dobi te qytetarëve të Strugës. Por fati nuk deshi që ta kemi metutje ne mesin tonë.
Kemal Gavaz, do kujtohet gjithmon si një person i dashur për të gjthe ata qe e njihnin, kurse per ne Struganët si një mik i pa zavendësueshëm.
Unë dhe Komuna e Strugës i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes se Kemal Gavaz. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!