Ard Kasami: Respekt po – frikë jo
Futbollisti i Struga Trim Lum, Ard Kasami, për Klan Maqedoni thotë se ekipi i tij me sukses ka përfunduar fazën përgatitore dhe tani të relaksuar presin ndeshjen debutuese në Ligën e Kampionëve kundër kampionit të Lituanisë Zhalgiris në Vilnus.
Struganët respektojnë kundërshtarin, por janë të vetëdijshëm edhe për cilësitë e tyre.
“Sapo kemi mbaruar fazën përgatitore për ndeshjet kualifikuese për Champions League, kemi punuar gjatë kësaj periudhe intensivisht, falë Zotit nuk kemi pasur asnjë lëndim dhe grupi është i plotë. Ditën e martë kemi edhe ndeshjen e parë kundër ekipit të Zhallgiris, siç e dimë kemi një kundërshtar shumë cilësor të cilët vitin e kaluar kanë luajtur në grupet e Konference League, por kjo nuk na tremb, kemi besim dhe duke kryer secili detyrat që na ka dhënë stafi teknik duke na informuar gjatë gjithë kësaj periudhe për kundërshtarin, besoj se kemi edhe ne shanset tona për të kaluar në fazën tjetër”, deklaroi Ard Kasami, futbollist i Strugës.
Ndeshja Zhalgiris –Struga Trim Lum, zhvillohet në Vilnus, të martën me fillim në ora 18:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë treshi i arbitarve nga Azerbejxhani. Ekipi, në Lituani, do udhëtojë të dielën në orët e pasditës./KlanMacedonia