Administrata gjyqësore në RMV sot do të protestojnë për rritje të pagave

Punonjësit e administratës gjyqësore në gjykatat në Shkup sot nga ora 10:00 do të protestojnë.

Ata kërkojnë që t’u paguhen paga dhe t’u rriten pagat.

Siç thonë nga Sindikata e UPOZ-it për AIM-në, revolta e punonjësve të administratës gjyqësore është e madhe, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën të zgjedhurve dhe të emëruarve pagat u janë rritur për 78 për qind.

Një muaj më parë ata dolën në protestë me kërkesën për kthimin e shtesave të pagave deri në 35 për qind, si dhe miratimin urgjent të ligjit për shërbimin gjyqësor.