Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se shqiptarët njëzëri mendojnë që VMRO DPMNE dhe kreu i saj Hristijan Mickoski janë antishqiptar dhe antieuropian, pasiqë këtë e kanë dëshmuar me veprimet të cilat i bëjnë dhe i kanë bërë në të kaluarën.
Bashkimi Demokratik për Integrim disa herë me rradhë ka alarmuar mbi antishqiptarizmin që po e praktikon VMRO DPMNE dhe Mickoski edhe në nivel lokal përmes komunave të cilat i drejton, andaj ka bërë thirrje që këto veprime të ndërpriten urgjentisht dhe kreu i VMRO DPMNE të kthejë në rrugë të drejtë, rrugë të cilën e kërkojnë qytetarët.
Që VMRO DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë edhe antieuropian tregon qartë qasja e tyre ndaj interesave shtetërore e me këtë rast duke vënë primare interesat partiake dhe personale e duke mos menduar në asnjë moment për të ardhmen e qytetarëve dhe vendit, ashtu siç e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që në rradhët e VMRO DPMNE ka figura të cilët mendojnë ndryshe nga kreu i partisë, andaj apelon edhe njëherë që VMRO DPMNE të reflektojë mbi qëndimin që duhet të mbajë për procesin e ndryshimeve kushtetuese që vendi të mos izolohet dhe të kthehet shumë vite prapa.