Bill Clinton përfundon vizitën në Shqipëri: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një foto nga momenti i largimit nga Shqipëria të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Bashkë me foton, Rama ka cituar në një postim në Facebook edhe përshtypjet e Clintonit nga vizita e tij dyditore në Shqipëri.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania”, Bill Clinton, shkruan Rama.

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje Rama i ka akorduar ish-presidentit amerikan “Yllin e Mirënjohjes Publike”, një nga çmimet më të larta që jep zyra e Kryeministrisë ndaj figurave të tilla.