Të paktën një person u vra dhe 16 të tjerë u plagosën nga një sulm me dron rus në qytetin verior të Ukrainës, Sumy, të hënën, thanë autoritetet lokale.Një ndërtesë zyrtare dhe dy ndërtesa banimi u dëmtuan nga një sulm të kryer me katër drone, tha administrata rajonale e Sumy në aplikacionin e mesazheve Telegram.Imazhet nga vendi i ngjarjes të postuara nga shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës treguan ndërtesa të shkatërruara dhe oborre me mbeturina, ndërsa punonjësit e shpëtimit luftuan në fikjen e zjarrit.Një tjetër alarm për sulm ajror u shpall në rajonin Sumy disa orë pas sulmit të mëngjesit, me forcat ajrore ukrainase duke paralajmëruar se më shumë drone mund të jenë nrrugës.Ushtria e Kievit kishte raportuar më herët të hënën se kishte rrëzuar 13 nga 17 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të nisur nga Moska gjatë natës në një sulm të veçantë në disa pjesë të vendit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.