Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,27% në raport me vendimin e datës 26.6.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,022 den/kg dhe do të jetë 41,029 den/kg.
Nga data 4.7.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,029 (denarë/kilogram)