Një pilot egjiptian ka surprizuar nënën e tij duke e dërguar në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin.
Piloti, Abdalla Muhammad Bahey që ka punuar si bashkë-pilot në EgyptAir donte të befasonte nënën e tij pasi ishte bërë vetë pilot.
Fluturimin e tij të parë si një pilot i licensuar ai e ka kryer në tokën e shenjtë të myslimanëve.
Abdulla ka thënë se surprizën e ka organizuar me kolegët pa ia thënë mamasë. Ai u vesh me uniformën zyrtare të punës dhe doli nga shtëpia me nënën e tij, duke i thënë se do ta linte në aeroport dhe më pas do t’i bashkohej ekuipazhit të një fluturimi të EgyptAir për në Kuvajt.
Ajo e kaloi gjithë jetën e saj për ne… ëndrra e saj e vetme ishte të fluturonte me mua një ditë.