Tërmet 6.4 ballë në Indonezi, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin indonezian Java të premten mbrëma, duke plagosur të paktën 10 persona, ndërsa një tjetër vdiq si pasojë e atakut gjatë tërmetit, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit (BNPB).

Tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale në qindra shtëpi, zyra, shkolla dhe objekte shëndetësore në provincat Yogyakarta dhe Java Qendrore, tha zëdhënësi i BNPB, Abdul Muhari.

Agjencia gjeofizike e Indonezisë (BMKG) tha se tërmeti, i cili kishte një thellësi fokale prej 25 kilometrash, u ndje në disa qytete në provincën Yogyakarta si dhe në Java lindore dhe qendrore, ishulli më i populluar i Indonezisë.

Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Indonezia, në Azinë Juglindore, ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, një rajon shumë sizmik ku pllaka të ndryshme tektonike bashkohen dhe shkaktojnë shumë tërmete.