Krerët shtetërorë urojnë Kurban Bajramin, “të mbizotërojë harmonia dhe solidariteti”

Festën e Kurban Bajramit e kanë uruar edhe krerët më të lartë shtetërorë në vend. Presidenti  Stevo Pendarovski  uroi besimtarët mysliman që këtë festë ta kalojnë në harmoni, duke vazhduar me përpjekjet për ndërtim të një shteti ku mbizotëron mirëkuptimi, bashkëjetesa në harmoni dhe kujdesit për tjetrin.

Kryetari i Kuvendit, në urimin e tij ai u dëshiron besimtarëve mysliman që kjo festë t’i gjejë me shëndet të mirë, në qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi familjare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar besimtarët që këto ditë festive besimtarët t’i kalojnë në paqe, dashuri dhe lumturi në shtëpitë e tyre.

Në urimin e tij Kovaçevski uron që kjo ditë le të na afrojë edhe më shumë në përpjekjet tona të përbashkëta për promovim të vlerave demokratike dhe evropiane në frymën e multikulturalizmit, për çka njihemi nëpër botë. Urime në këtë festë të rëndësishme në fenë islame kanë përcjellë  edhe krerët e partive politike në vend. Mesazhi i përgjithshëm i tyre në këtë ditë festive është që të mbizotërojë solidariteti, toleranca, mirëkuptimi i ndërsjellë, bashkëjetesa dhe mirësia te të gjithë, mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare në çdo shtëpi. /alsat.mk