Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se nga e mërkura pritet destabilizim i motit, kur siç theksojnë, priten reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Sipas DPHM, ditën e enjte do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila do të mundësojë ulje të temperaturave për disa gradë, ndërsa nga dita e premte do të ketë rritje të temperaturave.
Moti nesër pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 33 gradë celsius.