Historia e Profetit Shuajb a.s (shkrim i gjat po ja vlem me lexu)
Dijetaret kane mendime te ndryshme, nese Shuajbi a.s u dergua para Junusit a.s apo pas tij. Shuajbi a.s ishte profet arab dhe ishte biri i Medjenit, birit te Medjanit, birit te Ibrahimit a.s. Keshtu, ai eshte nga pasardhesit e profetit Ibrahim a.s.
Ai lindi dhe u rrit ne fisin Medjen dhe ne fshatin Medjen. Fshati i tij Medjen, ndodhej prane qytetit Mean, ne afersi me liqenin e Lutit, ku ishte ndeshkuar populli i Lutit a.s. Ky liqen ishte formuar pasi Zoti e ndeshkoi popullin e Sedomit. Kur Xhibrili a.s e ngrit lart vendbanimin e tyre dhe e permbysi, nga forca e madhe e perplasjes, aty u formua nje grope gjigande dhe me pas u mbush me uje duke formuar nje liqen, qe njihet si liqeni i Lutit a.s.
Populli i Shuajbit a.s ishin popull jobesimtar dhe kriminele. Ata adhuronin idhujt dhe plackitnin udhetaret. Ata kishin ngritur dogana ne rruge dhe kushdo qe kalonte, duhej t’u paguante nje te dhjeten e pasurise. Nese dikush refuzonte, ia merrnin forcerisht. Populli i Shuajbit a.s merreshin me tregti, por mashtronin dhe benin me hile.
Te gjithe profetet, pervec permbushjes se mesazhit hyjnor per te ftuar njerezit ne adhurimin e nje Zoti te vetem, kishin dhe rol edukativ, moral, social, politik, ekonomik etj… Keshtu, profeti Musa a.s u perball me tiranine dhe dhunen e faraonit, i cili shtypte padrejtesisht Benu Israilet. Profeti Lut a.s luftoi me nje ceshtje morale dhe sociale. Kurse profet Shuajb a.s do te luftoje per nje ceshtje ekonomike. Feja nuk eshte vetem adhurim, rite dhe besim me zemer. Ajo perfshin dhe jeten e perditshme dhe i lufton fenomenet negative qe perhapen.
Pervec se benin hile ne shitblerje, populli i Shuajbit a.s ishin dhe idhujtare, pasi adhuronin nje peme, e cila quhej Ejke. Per kete, ky popull njihet me emrin njerezit e Ejkes dhe permenden dhe ne Kuran.
“Por edhe banoret e Ejkes ishin keqberes,” (Hixhr, 78)
“Edhe banoret e Ejketit i quajten genjeshtare te derguarit,” (Shuara, 176)
Ne fakt, ata pergenjeshtruan Shuajbin a.s, por te pergenjeshtrosh nje profet, ke pergenjeshtruar te gjithe profetet. Kjo, pasi thirrja dhe mesazhi i tyre ishte nje i vetem, besimi dhe adhurimi i nje Zoti te vetem.
Shuajbi a.s u fliste njerezve rreth Zotit dhe i ftonte ta besojne dhe adhurojne Ate.
“Popullit te Medjenit Ne i derguam vellain e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. Me te vertete, ju ka ardhur prove e qarte nga Zoti juaj – te gjithe profetet pajiseshin me mrekulli te caktuara, te cilat nuk mund te beheshin nga njerezit e thjeshte, si ringjallja e te vdekurit, shkop qe shnderrohej ne gjarper etj…Mrekullite e pranuara ne fe, u ndodhnin vetem njerezve te ndershem dhe te mire si profetet. Keto mrekulli ndodhnin me kerkesen e profeteve si sfide ndaj popujve te tyre – prandaj matni dhe peshoni sakte– mos beni hile ne peshore dhe mos i mashtroni bleresit -, mos u hani hakun njerezve dhe mos beni ngaterresa ne toke, pasi te jete vene rregulli ne te. Kjo eshte me mire per ju, nese jeni besimtare! Mos zini pusi ne cdo rruge, duke frikesuar dhe penguar nga rruga e Allahut ata qe besojne tek Ai dhe duke kerkuar shtremberimin e saj! Kujtoni atehere kur ishit te pakte ne numer e Ai ju shumoi. – numri i tyre ishte shume i ulet fillimisht dhe Zoti i shtoi – Shikoni si perfundojne ngaterrestaret – u kujtonte ate qe i ndodhi popullit te Lutit a.s -! (Araf, 85-86)
Kurse ne suren Hud, Salihu a.s u thote vec te tjerave:
“Une deshiroj vetem te permiresoj ate qe mundem. Ndersa suksesi im varet vetem nga Allahu. Tek Ai mbeshtetem dhe Atij i drejtohem.” (Hud, 88)
Kurse ata i pergjigjeshin me mendjemadhesi dhe arrogance:”Ata thane: “O Shuajb, a mos valle namazi yt urdheron qe ne t’i leme ato qe i kane adhuruar te paret tane ose qe te mos bejme me pasurine tone cfare te duam? Qenke njemend i bute dhe i drejte ti!” (Hud, 87)
Jane fjale te cilat kane jehone akoma ne vendet dhe kohen ku jetojme. A nuk kemi degjuar kushedi sa here qe njerezit tane te na thone: E c’qenka kjo fe qe perzihet ne ekonomine dhe politiken e vendit?!” Nje reagim i tille, e ka burimin tek populli jobesimtar i Shuajbit a.s.
Lidhur me fjaline e fundit te ajetit:”Qenke njemend i bute dhe i drejte ti!” Abdullah ibnu Abasi thote:”E thane per t’u tallur me Shuajbin.”
Kur konstatoi perqeshjet dhe talljet e tyre, Shuajbi a.s filloi t’i paralajmeroje:
“O populli im, kundershtimi ndaj meje le te mos ju coje kurrsesi qe t’ju ndodhe ajo, qe i ndodhi popullit te Nuhut ose popullit te Hudit apo popullit te Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk eshte larg prej jush.” (Hud, 89)
Ndeshkimi i popullit te Lutit a.s ishte i fresket ne mendjet e tyre.
“Kerkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me te vertete, Zoti im eshte Meshireplote dhe gjithe dashuri.” (Hud, 90)
“Nese nje grup mes jush beson ne mesazhin me te cilin jam derguar, ndersa grupi tjeter nuk beson, duroni derisa Allahu te gjykoje midis nesh! Ai eshte gjykatesi me i mire!” (Araf, 87)
Edhe pse i paralajmeroi dhe u foli mbi pasojat e mosbesimit, ata nuk zune mend. Madje i pergjigjeshin me cinizem dhe tallje.
“Ata thane: “Ti je vetem nje i magjepsur. Ti je vetem nje vdekatar, si ne. Ne te vertete, Ne mendojme se ti je genjeshtar; andaj, lesho mbi ne nje cope nga qielli, nese thua te verteten!”(Shuara, 185-187)
Tashme fillojne sfidat mes Shuajbit a.s dhe popullit te tij. Eshte e njejta metode qe kane ndjekur dhe popujt e meparshem me profetet e tyre.
“Paria arrogante e popullit te tij tha: “O Shuajb! Kthehuni ne fene tone ose do t’ju debojme nga qyteti yne ty me gjithe ndjekesit e tu. Shuajbi tha: “Edhe pse e urrejme ate?!”. (Araf, 88)
Shuajbi a.s e intensifikoi thirrjen dhe lutjet me qellim qe t’i shpetoje nga ndeshkimi, por ata refuzonin serish, madje nuk pranonin as ta degjojne me. Kur Shuajbi i fliste dikujt per fene, ai e degjonte i shkujdesur. Ne fund i thoshte qe nuk kam kuptuar asgje nga ato qe me the o Shuajb. Ai ia perseriste serish dhe perseri e njejta pergjigje. Thote Zoti ne Kuran lidhur me kete:”Ata thane: “O Shuajb, ne nuk kuptojme shume nga ato, qe na thua ti dhe te konsiderojme te dobet midis nesh. Sikur te mos ishte farefisi yt, do te te kishim mbytur me gure; ti nuk je i respektuar te ne. Ai tha: “O populli im, a mos valle farefisi im per ju eshte me i respektuar se Allahu, te cilin po e anashkaloni? Me te vertete, Zoti im, ka nen kontroll gjithcka qe beni ju.” (Hud, 91-92)
Si eshte e mundur qe i frikesoheni fisit tim dhe nuk i frikesoheni Zotit?! Pas kesaj, Shuajbi a.s i sfidon dhe paralajmeron per here te fundit njerezit me fjalet:
“O populli im, beni sa te mundni, por edhe une do te bej. Ju, shpejt do ta mesoni se ke do ta gjeje denimi qe do ta poshteroje dhe kush eshte genjeshtar. Pritni (denimin), se edhe une do te pres me ju”. (Hud, 93)
Mandej Shuajbi a.s u lut me fjalet:”O Zoti yne, gjyko drejt midis nesh dhe popullit
tone! Ti je Gjykatesi me i mire!” (Araf, 89)
Kjo ishte nje lutje qe Zoti t’i jepte fund atij populli kokeforte dhe ta pabindur.
Pas kesaj lutjeje, filloi denimi i Zotit mbi popullin e Medjenit. Nuk ishte vetem nje lloj denimi, por disa llojesh. Me kete, sikur Zoti kerkon te na tregoje mbi fuqine e Tij absolute per gjithcka. Ne pame sesi Zoti e shkaterroi popullin e Adit me ane te eres. “kurse fisi Ad u shkaterrua nga nje furtune shungulluese te rrepte, te cilen Allahu ua dergoi atyre shtate net dhe tete dite pareshtur. Atehere mund t’i vereje njerezit te permbysur si trungjet e hurmave te kalbura. A sheh ndonje gjurme te tyre?” (Hakka, 6-8)
Kurse popullin e Shuajbit a.s, Zoti e shkaterroi me te kunderten e eres. Denimi filloi me ndaljen e eres, ku nuk levizte asgje. Kjo gjendje vazhdoi per dite te tera, ajri u pakesua dhe mezi mbusheshin me fryme. Pas disa ditesh, njerezit dallojne nje re matane fshatit te tyre. Menjehere burra, gra e femije dolen dhe qendruan nen hijen e saj per t’u freskuar. Me t’u ulur, toka poshte tyre filloi te lekundej dhe te dridhej. Te gjithe rane ne gjunje nga dridhjet. Mandej vjen Xhibrili a.s dhe u ulerin fort ne vesh. Nga kjo, mbeten te gjithe te vdekur ne vend.
“Ata vazhduan te mos e besojne, prandaj i goditi denimi Dites se Hijes. Njemend, ky ishte denimi i nje dite te madhe.” (Shuara, 189)
Denimi u erdhi sikur e kerkuan nga Shuajbi a.s, kur i thane:”lesho mbi ne nje cope nga qielli.”
“Por, ata e pergenjeshtruan ate, prandaj i goditi nje termet i tmerrshem e si pasoje u gdhine ne vendbanimin e tyre te vdekur e te gjunjezuar.” (Ankebut, 37)
“Kur erdhi urdhri Yne, Ne e shpetuam me meshiren Tone Shuajbin dhe ata qe i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi nje ze i tmerrshem dhe ne shtepite e tyre u gdhine te vdekur e te palevizshem, thuajse nuk kishin jetuar kurre aty. Qofte larguar (nga meshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu sic qe larguar edhe fisi Themud!” (Hud, 94-95)
Shuajbi a.s qendroi diku larg popullit te tij te cilin e kishte kapluar ndeshkimi dhe me dhimbje tha:“O populli im, une ju solla shpalljet e Zotit tim e ju keshillova, prandaj pse te hidherohem per popullin e pafe?!” (Araf, 79)
Pasi perfundoi denimi, profeti Shuajb a.s bashke me besimtaret e tij u kthye ne vendbanimet e popullit te tij, te cilat nuk ishin shkaterruar. Ai jetoi ne Medjen, ku njerezit filluan ta popullojne serish. Shumica e tyre tashme ishin besimtare. Jobesimtare ishin vetem ata qe u vendosen ne Medjen nga vendet perreth. Eshte pikerisht ky vend, Medjeni, vendi ku Musai a.s qendroi per disa vite.