Bitcoin rikthehet fuqishëm, ja sa ka arritur vlerën

Për më pak se një javë, shënoi një progres të rrallë. Monedha digjitale Bitcoin shënoi rritje të vlerës për gati 20 për qind brenda 6 ditësh.

Nga afër 26 mijë dollarë, ajo arriti vlerën e rreth 30 mijë aktualisht.

Kjo ngritje e shpejtë për njohësit e kriptovalutave, është vazhdimësi e ciklit por që u ndikua nga paralajmërimet në tregun virtual.

Njëfarë roli për këtë lëvizje në vlerë e kanë edhe ndryshimet në format e këmbimit.

Ekonomistët mirëpresin këtë trend por ndikimi në ekonominë kosovare sipas tyre është minimal si mungesë e legjislacionit.

Për ata që duan të investojnë në paranë virtuale, këshillohet që atë ta bëjnë duke marrë për bazë rekomandimet e njohësve të fushës.