Drejtori i Spitalit të Strugës M.Asani: Deri në këto momente në Strugë nuk ka asnjë të prekur nga Coronavirus
Pas perhapjes ne opinion se Coronavirusi ( COVID19 ) është përhapur në rrethinën e Strugës redaksia e strugalajm.org kontakton Drejtorin e Spitalit të përgjithshëm në Strugë z. Muhamed Asani i cili konfirmoj që ” Në Strugë nuk ka asnjë person i paraqitur me virusin COVID19 por dhe nuk ka asnjë person që është i dyshuar për tu mbajt nën kontroll” . Gjithashtu Drejtori z.Muhamed Asani kërkon nga mediat por dhe popullata që mos të përhapin lajmet e rrejshme apo dezinformat me arsye që mos shpërndajn panik të panevojshëm mbi popullatën.