MPJ: Mos udhëtoni në Rusi, ata që janë atje mundësisht të largohen!

MPJ-ja nga afër ndjek zhvillimin e situatës në Rusi dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët – thuhet në një komunikatë nga MPJ-ja.

Nga MPJ-ja, rikujtojnë se ende është në fuqi rekomandimi i publikuar në shkurt 2022, që të gjithë qytetarët e RMV-së të përmbahen nga ushëtimet drejt Federatës Ruse, kurse ata që kanë mundësi të largohen nga ky vend.

“Të gjithë shtetasit e RMV-së që momentalisht gjenden në Rusi, mund ta kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrat e telefonit;

+7 925 025-98-05 (celular) dhe е-mail: nenad.kolev@mfa.gov.mk.

Qytetarët mund të drejtohen edhe në MPJ në telefonin kujdestar  +389 75 273 732 dhe e-mail adresën: globalsos@mfa.gov.mk” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.