Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese do të gjenden në një nga seancat e ardhshme të qeverisë

Ndryshimet kushtetuese janë përgatitur nga grupi punues. Ato do të gjenden në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë, pasi të përgatiten të gjitha dokumentet shoqëruese për t’i dërguar në Kuvend. Besoj se kemi kohë t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese, na pret një periudhë kur do të zhvillohen bisedime, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell PRESSonline.al

Ai është i mendimit se është e nevojshme që opozita të marrë pjesë në marrjen e këtij vendimi dhe kjo është përmbushja e një prej hapave drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas kryeministrit, tani është momenti gjeostrategjik për marrjen e një vendimi të tillë, ajo që mund të presim nga BE-ja është që ajo të jetë edhe më e konsoliduar dhe e hapur për pritjen e anëtarëve të rinj.