LSDM: VMRO është parti me pasuri të fituara në mënyrë kriminale

VMRO dhe Mickoski nuk mund të interpretojnë vendimet e Departamentit të Shtetit Amerikan, thonë nga LSDM.

“Mickoski është kryetar i partisë OBRM-PDUKM me pasuri të fituar kriminalisht në kurrizin e qytetarëve, me Pallatin e Bardhë të konfiskuar dhe kryetar nderi i listës së zezë amerikane.

Janë të shumta vendimet e gjykatave për dënime afatgjata me burgim, njëqind zyrtarë aktualë dhe ish-partiakë të VMRO-DPMNE-së të dënuar me rrëfimet e tyre publike, përfshirë edhe për një shoqatë kriminale.

VMRO-DPMNE, duhet të pyesë veten se çfarë vërteton kjo dhe pse nuk janë mbrojtur plotësisht nga krimet e regjimit deri më tani?”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.