Deri më tani asgjë nga tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike në RMV

Qytetarët nga 1 korriku me gjasë nuk do të përdorin tarifë të lirë ditore të energjisë elektrike, siç u njoftua fillimisht nga qeveria. Komisioni rregullator dhe EVN Home, ende nuk mund të bien dakord se sa kohë do të duhet për të vendosur të gjithë matësit e rrymës në vend. Arsyeja janë bllok tarifat e aplikuara të cilat, sipas kryetarit të Rregullatorit, Marko Bislimoski, e bënë të vështirë për EVN-në ti rregullojë matësit e rrymës. Para futjes së tarifave, EVN-së i duhen dy deri në tre muaj për atë proces.

…Sipas informacionit që na tha operatori, kjo është bërë nga një kompani e jashtme, që nuk është nga Maqedonia dhe u desh shumë kohë për atë, por ne flasim me ta për ta zgjidhur atë problem…,” tha Marko Bislimovski – Kryetar KRRE.

Rregullatori pritet të njoftojë javën e ardhshme se cili do të jetë çmimi i ri i energjisë elektrike, nga 1 korriku deri në fund të vitit. Termocentralet shtetërore nuk i kanë dorëzuar ende përllogaritjet në qeveri, e cila më pas duhet të vendosë me çfarë çmimi EMV, do ta shesë rrymën e prodhuar. Zëvendëskryeministri Bytyqi, nuk pret që qytetarët të kenë shtrenjtim të faturave.

“Ne do ti përmbushim të gjitha parakushtet e nevojshme për të rivendosur atë që besojmë se qytetarët duhet ta kenë. Në fund, është Rregullatori që gjithashtu tregon çmimin përfundimtar, e unë kam njoftuar se nuk pres ndonjë shtrenjtim ”, deklaroi Bytyqi- Zëvendëskryeministër për punë ekonomike.

Ajo që është e sigurt tani për tani, është se për energjinë elektrike të konsumuar nga 1 korriku qytetarët do të paguajnë TVSH-në e rritur nga 10 në 18 për qind./Alsat/