Ristuccia: Në Kosovë trupat e KFOR-it shmangën një masakër

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka thënë që KFOR-i ka arritur ta shmangë një masakër në situatën e fundit që u krijuar në Veri të Kosovës.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë nga i gjithë KFOR-i, të cilët u përgatitën në mënyrën më të duhur dhe që i zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër”, ka thënë Ristuccia.

“Ne arritëm t’i ndajmë të dyja palët dhe të shpëtojmë 15 policë të bllokuar në turmë”, ka thënë ai për agjencinë italiane të lajmeve AGI.