Nis ndërtimi i tunelit më të madh nënujor, i cili do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë nga viti 2029.
Tuneli Fehmarnbelt do të jetë 18 kilometra i gjatë dhe do të shkurtojë udhëtimin mes dy vendeve me 130 kilometra.
Kalimi do të përbëhet nga pjesë të tunelit që do të zhyten në Detin Baltik, domethënë nuk do të ketë shpime nën shtratin e detit. Lidhja midis ishullit gjerman të Fehmarn dhe ishullit danez të Lolland do të jetë tuneli më i gjatë i kombinuar rrugor dhe hekurudhor në botë.
Këta dy ishuj tani janë të lidhur me një traget ose një rrugë qarkore (që janë 130 km e përmendur). Kur të përfundojë tuneli, udhëtimi me tren nga Kopenhaga në Hamburg do të zgjasë dy orë e gjysmë, në vend të katër orëve e gjysmë të tanishëm.
Kalimi i tunelit do të zgjasë 7 minuta me tren dhe 10 minuta me makinë. Për ndërtimin e tij do të punojnë rreth 3000 persona. Buxheti është rreth 7 miliardë euro.
Punimet përgatitore kanë nisur në vitin 2020 nga pala daneze dhe në vitin 2021 nga pala gjermane. Së fundmi ka nisur edhe gërmimi i hendekut.
Ndërtimi i vetë tunelit do të nisë këtë vit. Pjesë të tunelit kërkojnë një sasi çeliku ekuivalente me sasinë e nevojshme për të ndërtuar pesëdhjetë Kulla Eiffel, shkruan Travel+Leisure.
Tuneli duhet të përfundojë në vitin 2029.