U përcoll grupi i parë haxhilerëve të Strugës.
Sonte 19. 05.23 pasi u fal namazi i akshamit nën udhëheqjen e myftiut Salim ef Sulejmani në xhaminë Lulishte, u nis grupi i parë i haxhilerëve të cilët udhëtojnë nën organizimin e BFI- myftinia Strugë.
Gjithësej 91 haxhiler u nisën me dy autobus nën udhëheqjen e kordinatorit dhe udhëheqësve, ku në orët e mēngjesit e kanë fluturimin për në Xhide nga pastaj udhëtojnë për në Meken e bekuar.
Ndërsa grupi i dytë i haxhilerëve strugan niset ditën e mërkurë pas namazit të akshamit nga xhamia Lulishte.
Lusim Zotin e Madhërishëm që haxhilerëve tanë tu lehtësojë rrugën dhe të arrijnë shëndosh e mirë në Qabenë e bekuar.