Bundestagu ndau kohë që të përgatisë këtë dokument dhe ka konkluzion të posaçësm për Maqedoninë e Veriut, sepse në Kuvendin gjerman dhe në koalicionin qeveritar ka rregulla që më vendet individuale të mos trajtohet përmez rezoutës, ndërsa një përjashtim i tillë u bë për Maqedoninë e Veriut, tha i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin në intervistë për agjencinë MIA, përcjell REL.
Kjo deklaratë vjen pas votimit të rezoutës në Bundestag më 15 qershor, me të cilin i jepet mbështetje identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase.
“Shumë njerëz kërkuan nga ne që të flasim me fqinjët tuaj rreth këtij konflikti bilateral. Gjithsesi, ne tentojmë të jemi pozitiv dhe të ndihmojmë, por është shumë e rëndëishme të thuhet: dëgjoni, Gjermani ka pozicion të qartë për këtë, Gjermani e vlerëson kulturën, gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe mund të llogarisni në atë”, deklaroi Saracin.
Ai përsëriti se, muajt e ardhshëm janë vendimtar për Maqedoninë e Veriut, por edhe për frymën e zgjerimit të BE-së dhe gjithë rajonit.
“Maqedonia e Veriut nuk ka shumë kohë për të humbur, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë. Nëse tani i hapni klasterët pas ndryshimeve kushtetuese, rruga e vendit drejt BE-së është e pakthyeshme”, tha Saracin.
Për miratimin e ndryshimeve kushtetuse me të cilat bullgarët do të përfshihen në Preambulë si kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në, nevojitet shumicë prej 2/3 në Kuvendin me 120 anëtarë, që aktualisht nuk e ka shumica parlamentare.
Ai dha se, rezultati pozitiv i ndryshimeve kushtetuese do të ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin, por edhe për rajonin, duke pasur parasysh problemet aktuale të Ballkanit Perëndimor.
“Ajo do të ishte dritë pozitive në rajon, duke pasur parasysh problemet direkte në fqinjësinë tuaj. Për këtë, ne po tentojmë të jemi, ndoshta në njërën anë miq më të mirë të Maqedonisë së Veriut, sepse ndonjëherë jemi kritikë, por miq të vërtetë të Maqedonisë së veriut dhe si miq të vërtetë ju bëjmë thirrje si në vijim: e dimë se është e vështirë, por bëjeni këtë hap përpara së bashku me ne, mund të logarisni se Gjermani do të jetë së bashku me ju në këtë rrugë”, deklaroi Saracin.
Në lidhje me kërkesën e liderit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski të ketë kornizë të re negociuese apo ndoshta garancë se, nuk do të ketë kushtëzim të mëtejmë historike nga Bullgaria, Saracin tha se nuk mund të bëhen ndryshime në kornizë.
“Korniza negociuese u miratua njëzëri nga 27 vendet anëtare të Këshillit të BE-së dhe nuk do ta hapim atë proces përsëri për miratimin e një vendimi të tillë. Ajo është miratuar dhe nuk mund të ndryshohet. Ajo paraqet garancë për Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të ndryshohet lehtë, më pas edhe Bullgaria të mos mundet më tej të vendosë kushte të reja në të. Ajo ishte edhe njëra ndër pikat kyçe të propozimit të vitit të kaluar. Për këtë, është tërësisht joreale të pritet se, ne do ta hapim përsëri. Gjermani do të jetë kundër hapjes së sërishme të kornizës negociuese”, tha Saracin.
Pas takimi të liderëve, kryeministri Dimitar Kovaçevski propozoi që së bashku t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, ndërsa në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të qëndrojë se do të vlejnë nga Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-në. Ndërsa, lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi që ndryshimet kushtetuese me të cilat do të përfshiheshin bullgarët në Kushtetutë, të vlejnë në fund të procesit negociues me BE-në, përkatësisht kur të fillojë ratifikimi në vendet anëtare të BE-së dhe kur Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare në BE.
Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. /REL