Shqipëria luan sot me Moldavinë

Kombëtarja e Shqipërisë e kërkon sot fitoren e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

“Kuqezinjtë” me fillim nga ora 20:45 presin në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Moldavisë, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria u mposht 1:0 nga Polonia, kurse Moldavia barazoi 0:0 me Republikën e Çekisë.

Të dyja këto kombëtare gjenden në Grupin E të këtyre kualifikimeve, ku Shqipëria zë vendin e fundit, respektivisht vendin e pestë në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar, krahas Moldavisë që ka dy pikë në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Përballja e fundit e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Moldavisë daton në muajin tetor të vitit 2019, ku asokohe kombëtarja shqiptare fitoi me rezultat bindës 4:0.

Fakt interesant është që Shqipëria ka pranuar saktësisht dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kualifikuese për Evropian si vendas i caktuar.

20:45 Shqipëri – Moldavi (Stadiumi Air Albania)